Grevë masive kundër masave shtrënguese në Itali
Romë, 29 shtator - Mijëra punonjës të sektorit shtetëror në Itali iu bashkuan dje një greve të përgjithshme kombëtare.
Grevistët u mblodhën në qendër të Romës për të protestuar kundër masave shtrënguese të qeverisë italiane që parashikojnë shkurtime masive në sektorin shtetëror, përfshirë edhe në numrin e punonjësve.
Protestuesit marshuan para Parlamentit italian, ku dëgjuan fjalimet e drejtuesve sindikalistë që paralajmëruan se shkurtimi i personelit nuk e lehtëson, përkundrazi e thellon më tej krizën.
Ata u bënë thirrje politikanëve dhe menaxherëve të shikojnë rrogat e tyre, që sipas sindikalistëve janë rritur 200 për qind në 3 vjetët e fundit.
Revolta publike për masat shtrënguese dhe nivelin e papunësisë ka përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë italiane.