Grevë e përgjithshme në Bolivi kundë çmimeve të larta
La Paz, 19 shkurt - Me një grevë të përgjithshme, sindikatat boliviane kanë paralizuar gjithë vendin amerikanojugor.
Protestat drejtohen kundër rritjes së lartë të çmimeve të energjisë dhe mallrave ushqimore.
Në qytetet e mëdha lëvizja e makinave është e pamundur dhe spitalet trajtojnë vetëm rastet urgjente.
Po ashtu shumë shkolla janë mbyllur. Bolivia është një nga vendet më të varfëra në Amerikën Latine.
Presidenti Evo Morales njoftoi se do të investojë miliona në industrinë ushqimore dhe në bujqësi.
Një rritje e çmimit të karburantit është tërhequr tashmë.