16 Nëntor 2024

Greva vazhdon, Qeveria heq përgjegjësin nga vetja

Prishtinë, 31 gusht - Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj, kanë hyrë në vitin e dytë të grevës para Qeverisë së Kosovës.

Kanë kaluar mbi 500 ditë prej që kanë filluar grevën para qeverisë së Kosovës, ish-punëtorët e fabrikës se Tubave në Ferizaj. Në një tendë të vendosur, punëtorët që aktualisht kanë mbetur vetëm shtatë kërkojnë nga autoritetet kompetente t’iu ndajnë mjetet nga privatizimi i fabrikës ku ata kanë punuar.

Nijazi Asllani, kryetar i Këshillit Grevist thotë se kanë kërkuar shumë herë takim me kryeministrin për të diskutuar për këtë çështje, por siç thotë Asllani, gjithçka ka qenë e kotë. Asllani thotë se nuk do të largohen pa u përmbushur qëllimet e tyre.

E nga ana tjetër, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, i ka thënë Radio Kosovës se çështja e ish punëtorëve grevistë nuk është më problem i qeverisë. Sipas tij kjo është tani përgjegjësi e Agjencisë së Privatizimit.

“Kjo çështje duhet të adresohet në AKP. Pra pyetjet për këtë mund t\'i drejtoni në AKP”, ka thënë Havolli përmes postës elektronike.

Sidoqoftë, punëtorët, shpresojnë se në shtator të bëhet zgjidhja dhe emërimi i AKP-së dhe për këtë kërkojnë që të përshpejtohen procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit të AKP-se, në mënyrë që kërkesa e grevistëve të realizohet dhe greva të ndërpritet.

Ndryshe, Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007, më metodën e spin-off –it special. Por, mbi 25 milionë euro ish-punëtorët konsiderojnë se i takojnë atyre. Ata këmbëngulin se nuk do të zmbrapsen, deri sa t’i marrin 25 milionë eurot që u takojnë edhe sipas vendimit të Gjykatës.(RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)