16 Nëntor 2024

Greqisë i kanë mbetur dy javë kohë deri të falimentimi

Athinë, 14 maj - Ministri i Financave i Greqisë deklaron se situata financiare e vendit të tij është “tmerrësisht urgjente” dhe se kriza mund të arrijë kulmin brenda pak javësh.

Yanis Varoufakis e dha këtë paralajmërim, pasi ministrat e Financave të Eurozonës u takuan në Bruksel për të diskutuar mbi këstin final prej 7.2 miliardë eurosh për Greqinë, nga ndihma prej 240 miliardësh e përbashkët BE-FMN. 

Ministrat thanë se Greqia ka bërë progrese, por i duhet më shumë punë.

Nga ana e saj, qeveria helene po përpiqet të përmbushë detyrimet e saj sa u takon pagesave. 

Më herët, vendi ballkanas filloi transferimin e 750 milionë eurove në interesa për borxhet e marra ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, një ditë përpara skadimit të afatit.

“Likuiditeti është një çështje tmerrësisht urgjente. Se si qëndron ajo, kjo dihet. Nuk ka nevojë t’i vijmë rrotull. Sa i takon kohës, na kanë mbetur dy javë”, tha Varoufakis.

Greqisë i duhet që brenda qershorit të arrijë një marrëveshje për reformat me kreditorët e saj ndërkombëtarë. Financat e saj vijnë gjithnjë duke u reduktuar, saqë qeveria po u kërkon ndihmë institucioneve publike. 

Gjithashtu, kriza ka rritur shanset që Greqia të falimentojë për shkak të borxheve dhe të dalë nga zona e euros.

Kjo e fundit insiston për një regjim rigoroz reformash, përfshirë këtu shkurtimin e pensioneve, në këmbim të ndihmës financiare. Por qeveria greke, e udhëhequr nga Syriza, po u reziston presioneve

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)