19 Nëntor 2024

Greqisë do t’i duhet ndihmë e mëtejshme financiare

Athinë, 5 shtator - Kryesuesi i shteteve të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, tha sot se Greqia, me gjasë, mund të ketë nevojë për më tepër ndihmë financiare.

Këto komente ai i bëri në Parlamentin Evropian.

Zoti Dijsselbloem, që është kryesues i grupit të ministrave të financave të vendeve që e përdorin monedhën euro, tha se “problemet e Greqisë nuk do të zgjidhen tërësisht gjatë vitit 2014”.

Greqia ishte buzë falimentimit prej vitit 2009.

Pakoja e shpëtimit në vlerë prej 316 miliardë eurosh nga partnerët e eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka ndihmuar këtë vend, që të mbijetoj dhe t’i ndërmarrë disa reforma tejet të rënda ekonomike dhe sociale.

Dje ministri grek i financave, Yaniss Stournaras, tha se vendit i duhen edhe 13 miliardë euro ndihmë shtesë, gjatë vitit të ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)