05 Maj 2024

Greqia vendos të ulë pensionet nga pesë deri gjashtë për qind

Athinë, 6 gusht - Ministri grek i Financave, Janis Sturnaras u takua të dielën me përfaqësuesit e Bankës Qendrore Evropiane, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionit Evropian, para se ata të largohen nga Athina, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga kryeqyteti grek.

Përfaqësuesit e trojkës më 27 gusht do të kthehen në Greqi dhe deri atëherë qeveria e koalicionit duhet të finalizojë paketën e masave për kursimin e 11,5 miliardë eurove gjatë dy viteve të ardhshme.

Samaras do të diskutojë nesër me partnerët e koalicionit, Evangelos Venizelos dhe Fotis Kuvelis për masat shtrënguese, por edhe për privatizimin, i cili është shumë i vonuar.

Venizelos dhe Kuvelis në parim ranë dakord për këto, më tepër për shkak të stabilitetit të qeverisë, kështu që pritet që takimet me Samarasin të mos kalojnë lehtë dhe pa mosmarrëveshje.

E përjavshmja "Kathimerini" theksoi se koalicioni nuk do të kërkojë rritje të kufirit të moshës për daljen në pension nga 65 në 67 vjeç, edhe pse me këtë do të kurseheshin një miliardë euro.

Megjithatë mendohet se ata që duhet të dalin në pension këtë vit dhe vitin e ardhshëm të detyrohen të punojnë edhe një vit.

Qeveria gjithashtu ka vendosur që të mos ulen vetëm pensionet që janë mbi 1.400 euro, por të gjitha grupet e pensioneve të ulen nga pesë deri gjashtë për qind.

Sipas burimeve anonime, ky vendim është miratuar, sepse ulja e vetëm pensioneve të larta nuk do të jetë e mjaftueshme për kursime.

Limiti për pensionet e kombinuara momentalisht është 3.690 euro dhe me uljen e saj në 2.500 euro do të kursehen vetëm 25 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)