Greqia shpreson të ketë rritje ekonomike në vitin 2014
Athinë, 8 shtator - Kryeministri grek, Adonis Samaras u shpreh optimist për kthimin e rritjes ekonomike të vendit në vitin 2014, pas gjashtë vitesh recesion, kryesisht për shkak të politikave shtrënguese para krizës së borxhit.
\"Viti 2014 do të jetë viti i rimëkëmbjes. Greqia kthen kapitullin pas gjashtë vitesh recesion\", deklaroi Samaras në një fjalim me rastin e inaugurimit të Panairit të 78-të ndërkombëtar në Selanik, në veri të vendit.
Pas një kontraktimi të PBB-së në 6,4 për qind në vitin 2012, qeveria pret një ulje në 4,3 për qind të PBB-së në vitin 2013, ndërsa rimëkëmbja pritet për në fund të vitit 2014 me një rritje prej të paktën 0,2 për qind.