Greqia shpreson që në shtator nis rrugën e daljes nga kriza
Athinë, 20 gusht - Pikëpamja se dalja nga kriza është e mundshme dhe e nevojshme shpaloset në një intervistë të Zëvendësi i Kryeministrit grek dhe Kryetarit të PASOK-ut, Evangjelos Venizelos për gazetën Ethnos.
\"Dalja përfundimtare nga kriza është edhe e nevojshme dhe e mundshme,\" ka thënë ai duke vënë në dukje se shtatori duhet të shënojë \"hyrjen në rrugën për daljen përfundimtare nga kriza, një rrugë me negociata të vazhdueshme, të vështira e të pabarabarta me partnerët dhe kreditorët.
Venizelos theksoi se për të arritur këtë \"ne kemi nevojë për të bashkuar të gjitha forcat krijuese të shoqërisë greke rreth planit të rindërtimit kombëtar për ta bërë sërish Greqinë të fuqishme dhe në thelb të barabartë brenda Evropës .