05 Nëntor 2024

Greqia shpall anulimin e gjithanshëm të kontrollit të kapitaleve

AthinÑ‘, 27 gusht - Kryeministri i Greqisë Qirjakos Micotaqis shpalli të hënën se do të anulojë më mënyrë të gjithanshme kontrollin e kapitaleve, politikë kjo e zbatuar për katër vjet me radhë.

Edhe ministri i Financave i Greqisë tha po atë ditë se, qysh nga 1 shtatori, kapitalet do të qarkullojnë normalisht.

Analistët janë të mendimit se anulimi i kontrollit të kapitaleve është në ndihmë të tërheqjes së investimeve dhe ngritjes së klasifikimit të kredive të vendit.

Greqia, e zhytur dikur thellë në krizën e borxheve, filloi të zbatonte kontrollin e kapitaleve qysh nga 29 qershori 2015, duke kufizuar sasinë e nxjerrjes së parave nga një kartë bankare në jo më shumë 60 euro në ditë. Më vonë, me përmirësimin e situatës ekonomike, kufizimi u lehtësua gjithnjë e më shumë dhe u hoq krejtësisht në tetor 2018.

Megjithatë, sasia e dërgesave të parave jashtë vendit, qoftë nga individët, ashtu edhe nga kompanitë greke, vazhdoi të kufizohej.

Ekonomia greke filloi të rimëkëmbej qysh nga viti 2017, por tani borxhi zë 181% të PBB-së dhe papunësia arrin 18%, niveli më i lartë në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)