Greqia rikthen taksën e luksit
Athinë, 17 shtator - Në fund të vitit, të gjithë personat që zotërojnë në Greqi makinë me kapacitete mbi 1.900 CC, një pishinë, avion apo helikopter do të paguajnë taksën mbi mallrat e luksit.
Taksa në fjalë ishte vendosur nga qeveria e Athinës në vitin 2011, por nuk ishte zbatuar përgjatë vitit të kaluar.
Sipas ministrit të Ekonomisë Janis Sturnaras shlyerja e taksës së luksit do të bëhet në një pagesë të vetme.
Në këtë mënyrë Athina zyrtare synon të rrisë të ardhurat e saj përmes mbledhjes së taksave, edhe në kuadër të reformave që ajo duhet të zbatojë kundrejt angazhimeve ndaj kreditorëve të huaj.