Greqia regjistron suficit buxhetor dhe rritje ekonomike
Athinë, 28 tetor - Qeveria greke parashikon një suficit buxhetor prej 2,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për këtë vit dhe 3,5 për qind në vitin 2018, njoftoi televizioni publik ERT, pas rishikimit të fundit të refromave të lidhura me një shpëtim ndërkombëtar të ekonomisë së Greqisë.
Kreditorët dhanë një ditë më parë 800 milionë euro si pjesë e ndihmës për ekonominë greke, sipas një pakete të miratuar në verën e vitit 2015 që do të vazhdojë deri në gusht 2018.
Sipas kësaj marrëveshje, kontrolli ndërkombëtar i reformave të kryera nga Athina do të mbarojë në fund të këtij viti.