Greqia regjistron shitjet më të dobëta për Krishtlindje
Athinë, 30 dhjetor - Sipas vlerësimeve paraprake, tregtarët grekë me pakicë gjatë këtij viti kanë regjistruar shitjet më të dobëta për Krishtlindje gjatë gjithë dekadës së kaluar, rreth 40 për qind më pak sesa në vitin 2011.
\'\'Shitjet për Krishtlindje të veshjeve dhe këpucëve në raport me vitin 2011 ka qenë 50 për qind më pak, të pajisjeve elektrike 40 për qind, ndërsa kozmetikë dhe libra 30 për qind\'\', njoftoi Konfederata Kombëtare e Tregtarëve Grekë.
Madje edhe shitjet e mallrave ushqimore gjatë këtij viti para Krishtlindjeve kanë qenë mesatarisht më të ulëta rreth 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Konfederata theksoi se qarkullimi festiv në shitjen me pakicë gjatë këtij viti do të ulet në 7,6 miliardë euro nga 9,25 miliardë euro në vitin 2011 dhe 13,2 miliardë euro në vitin 2010.