Greqia redukton edhe 4 800 vende të punës
Athinë, 24 korrik - Me kërkesë të kryeministrit grek, Antonis Samaras, u mblodh në Athinë Këshilli për Reformën në Sektorin Publik për të vendosur mbi reduktimin e 4 800 vendeve të tjera të punës në mënyrë që të plotësohet shifra e 12 500 punonjësve që duhen pushuar brenda shtatorit.
Në këtë mbledhje morën pjesë zëvendëskryeministri dhe lideri i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, ministri grek i Financave, Janis Sturnaras, ministri i Reformës Administrative, Qiriakos Micotaqis dhe ai i Rendit Publik, Janis Mihelaqis.
Sipas informacioneve të shtypit, kryeministri kërkoi vazhdimin e menjëhershëm të fazës së dytë të reduktimeve duke shmangur vonesat e regjistruara gjatë vitit të parë të qeverisjes për të cilat ishte ankuar ish-ministri i Reformës Administrative, Antonis Manitaqis.