Greqia pritet t'i kthehet rritjes ekonomike në vitin 2014
Athinë, 4 maj - Komisioni Evropian konfirmoi sot se Greqia pritet t'i kthehet rritjes ekonomike në vitin 2014 pas gjashtë vitesh recesion, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto do të regjistrojë një rritje prej 0,6 për qind.
"PBB-ja e vendit pritet të ulet deri në 4,2 për qind këtë vit para se të rritet në vitin 2014", theksoi Komisioni Evropian.
Ekonomia qipriote do të zhytet në recesion të thellë deri në vitin 2014 me reduktim drastik të sektorit bankar, në përpjekje për të kursyer 13 miliardë euro për tre vjet, sipas parashikimeve ekonomike nga Komisioni Evropian të publikuara sot.
''Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit pritet të regjistrojë një rënie në 12,6 për qind gjatë periudhës 2013-14, me një ulje prej 8,7 për qind këtë vit'', sipas Komisionit Evropian.