Greqia po bëhet protektorat financiar
Athinë, 16 shkurt - Greqia gjatë muajve të ardhshme do të ketë mbikëqyrje të plotë financiare prej tri palëve nga Franca, Gjermania dhe nga Banka Qendrore Evropiane, shkruan gazeta Maqedonia e Selanikut.
Prej marsit të vitit 2010 çdo muaj do t`i kontrollojë të gjitha masat që Qeveria greke do t`i ndërmarrë me qëllim të stabilizimit të situatës në Greqi. Nëse nevojitet BE-ja do të intervenojë me masa të saj personale, shkruan gazeta Maqedonia e Selanikut.
Në analizën ekonomik të publikuar të premten, gazeta e Selanikut sugjeron se shteti për shkak të keqmenaxhimit të krizës ekonomike mbetet pa një pjesë të sovranitetit të vet kombëtar.
Nga Greqia do të blihen anije, tanke nga aleatët tanë, por kjo nuk do t`u ndihmojë në përpjekjet diplomatike për çështjen e Shkupit dhe Qipros, shkruan gazeta.
Po ashtu Greqia kundërshton trysninë e Bashkimit Evropian (BE), me të cilën i kërkohet Athinës të ndërmarrë masa shtesë për reduktimin e shpenzimeve shtetërore, me qëllim të kthimit të stabilitetit në treg.
Ndërsa Gjermania dhe Banka Qendrore Evropiane (ECB), siç shkruan gazeta Financial Times, propozojnë që Greqia ta rrisë TVSH-në për 1-2 për qind dhe të vendosë zvogëlim shtesë të pagave te nëpunësit buxhetorë, që është kusht për marrjen e ndihmës shtesë.
Kryetari i ECB-së Zhan Klod Trishe dje i bëri thirrje Greqisë për hapa shtesë për sigurimin e besimit ndaj programit të Qeverisë për reduktimin e defiçitit buxhetor.
Athina, nga ana tjetër, konsideron se masat e deritanishme qeveritare janë të mjaftueshme për reduktimin e defiçitit buxhetor nga 12,7 për qind të BPV-së së vitit të kaluar deri në 8,7 për qind të BPV-së për këtë vit.