Greqia planifikon të ulë TVSH nga 23 në 19 për qind
Athinë, 7 janar - Qeveria greke po studion një plan për të ulur TVSH nga 23 për qind që është sot në 19 për qind ose 21 për qind.
Nëse trojka jep leje të ndodhi diçka e tillë, kjo do jetë një nga masat që pritet ti japin ajër si tregut ashtu dhe konsumatorëve.
TVSH tani është 23 për qind (13 për qind në ishuj) në gati të gjithë produktet ushqimore por dhe në të gjitha shërbimet.
Nëse ulet TVSH pritet të pësojnë ulje të gjitha çmimet si dhe shërbimet. Akoma dhe llogaritë e dritave, ujit, gazit, telefonave, shërbimet spitlaore, transportit publik etj të gjitha do përsojnë ulje.