Greqia përsëri doli në bursat ndërkombëtare
Athinë,12 prill - Pas një izolimi katër vjeçar Greqia doli zyrtarisht në tregje. Shteti grek shpreson që të marrë tre mlrd euro pas lëshimit të obligacioneve të reja pesëvjeçare.
\"Ne jo vetëm se arritëm ta shmangim falimentimin dhe katastrofën, por edhe do të rimëkëmbim standardin e jetesës, të cilin e kishim më parë. E gjithë kjo ndodhi në saje të sakrificave të popullit grek, tha zëvendëskryeministri grek Evangelos Venizelos.