Greqia përmbush detyrat për të marrë kredi nga BE dhe FMN
Athinë, 20 nëntor - Greqia nënvizoi se kishte përmbushur detyrat e saj për të marrë nga kreditorët, gjatë një takimi me ministrat e Financave të zonës euro, një dritë të gjelbër për rifillimin e injektimit të kredive duke e mbrojtur nga falimentimi.
\"Ne jemi plotësisht gati, asgjë, por vërtet asgjë nuk po vihet në provë\'\', konfirmoi ministri i Financave, Janis Sturnaras, në përfundim të një takimi maratonë me kryeministrin Adonis Samaras.
\'\'Për të shtrënguar bulonat e fundit, pas miratimit më 8 nëntor të një sërë masash shtrënguese shumë vjeçare, të katërtat që prej vitit 2010, qeveria vendosi një dekret kushtuar zbatimit të një mekanizmi të kontrollit buxhetor automatik kërkuar nga kreditorët\'\', theksoi ministri.