19 Nëntor 2024

Greqia parashikon rritje ekonomike në vitin 2014

Athinë, 9 tetor - Qeveria greke tha se pret që ekonomia e saj të rritet vitin e ardhshëm, pas një recesioni gjashtë vjeçar që e solli vendin në prag të falimentimit.

Zëvendës ministri grek i Financave Christos Staikouras të hënën tha se ekonomia e vendit do të ketë një rritje prej 0.6 përqind në vitin 2014 dhe do të shoqërohet me një rënie të lehtë të nivelit të papunësisë.

Ai tha se sakrificat e bëra nga ana e popullit grek kanë filluar të tregojnë rezultate.

Greqia u godit rëndë nga recesioni ekonomik global në vitin 2008, kur u zbulua se borxhi i saj publik ishte shumë më i madh se ç’ishte menduar më parë.

Vendi mezi arriti të shmangte falimentimin dhe u detyrua të kërkonte ndihma financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për të plotësuar kushtet për marrjen e kredive, Greqia u detyrua të bënte shkurtime drastike të shpenzimeve dhe të rriste taksat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)