Greqia parashikon rënie ekonomike prej 5 për qind këtë vit
Athinë, 3 shtator - Greqia thotë se ekonomia e saj në krizë mund të shënojnë një rënie prej 5 përqindësh këtë vit, duke ia bërë më të vështirë qeverisë të ulë deficitin buxhetor.
Gjedja e dobët ekonomike u bë shkas për ndërprerjen e bisedimeve sot në Athinë me inspektorët e FMN-së, Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.
Sipas njoftimeve të shtypit grek, shkas i dështimit të bisedimeve ishin mosmarrëveshjet rreth reformave ekonomike që Greqia kishte premtuar.
Por Ministri grek i Financave, Evangjelos Venizelos e mohoi që bisedimet kanë dështuar dhe tha se ato do të rifillojnë pas dy javësh.
Qeveria thotë se të ardhurat nga taksat janë ulur, ndërsa inspektorët e trojkës, thonë se qeveria nuk ka vepruar me shpejtësi për të privatizuar pronat shtetërore si dhe është vonuar për reformimin e ligjeve të pensioneve dhe punës.