18 Nëntor 2024

Greqia paraqet planin e ri të rritjes ekonomike

Athinë, 21 maj - Kryeministri grek Antonis Samaras paraqiti të martën planin e ri të rritjes ekonomike, të titulluar "Greqia 2021", ku pritet të realizohen të ardhura prej 50 miliardë eurosh brenda 7 viteve, dhe do të hapen 770 mijë vende të reja pune.

Sipas këtij plani, në 7 vitet e ardhshme Greqia do të ndjekë një strategji të re zhvillimi, do të marrë masa për forcimin e teknologjisë, duke i dhënë përparësi ekonomisë, transportit detar, bujqësisë, energjitikës, tregtisë, prodhimeve farmaceutike dhe sektorit të shërbimeve.

Ndërkohë, Greqia do të lehtësojë procedurat administrative, liberalizimin e tregut, përmirësimin e sistemit bankar, si dhe do të ndihmojë përmes financimit ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

Kreu i qeverisë greke Samaras premtoi se do të luftohet evazioni fiskal, do të shtohen investimet, do të ulet papunësia dhe do të promovohet harmonia sociale. Pas masave shtrënguese financiare dhe reformës, aktualisht ekonomia greke po jep shenja përmirësimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)