Greqia paraqet një plan për hapjen e vendeve të punës

Athinë, 10 maj - Në një konferencë shtypi Ministri grek i Punës Ioannis Vroutsis dhe Ministrja e Turizmit Olga Kefalogianni kanë paraqitur një plan veprimi për të ndalur papunësinë e të rinjve dhe të krijojnë vende pune në sektorin e turizmit.
Në Greqi numri i të papunëve sidomos mes të rinjve ka arritur shifrën rekord të 60 përqindve e cila është shkaktuar nga recesioni më i thellë në të cilën ndodhet vendi helen.
Instituti kombëtar i statistikave ELSTAT në Greqi bën të ditur se papunësia është rritur me 26.7 përqind në shkurt e cila është shifra më e lartë, që prej vitit 2006.
Është e qartë se kriza nuk do të zhduket lehtësisht dhe për këtë nuk ka arsye për të pritur një skenar më të mirë në muajit e ardhshëm shprehet kështu një emigrant sirian, që prej 25 vjetësh në Greqi.
Ndërsa një tjetër i papunë u shpreh për Reuters se nuk ka shpresa për shërimin e krizës derisa kjo qeveri qëndron në pushtet.
Analistët thonë se kompanitë ofrojnë të rinjve punë të përkohshme me pak avantazhe duke bërë që shumë prej tyre të jetojnë ende me prindërit apo të detyrohen të emigrojnë jashtë vendit në kërkim të një pune.