Greqia paralajmëron se do të braktisë euro-në
Athinë, 4 janar - Greqia e pllakosur nga kriza e borxheve po paralajmëron se mund të detyrohet ta braktisë monedhën e përbashkët evropiane, Euron, në se nuk siguron dot një këst të ri të ndihmës ndërkombëtare për të shmangur mospagesën e kredive të mëparshme.
Në muajin tetor Greqia arriti të sigurojë miratimin e udhëheqësve të Eurozonës për një këst prej 169 miliardë dollarësh, por tani vendi është angazhuar në negociata të reja lidhur me rregullat e marrëveshjes.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Pantelis Kapsis tha se finalizimi i ndihmës është diçka tepër e nvojshme për vendin.