Greqia pa Evropën nuk mund të mbijetojë ekonomikisht
Bruksel, 12 shtator - Greqia "ishte viktimë e liderëve politikë të papërgjegjshëm dhe të vetë qeverive greke, jo e Evropës", deklaroi Jose Manuel Barroso gjatë një replike në debatin e zhvilluar në sesionin plenar të Parlamentit Evropian, ku ai mbajti një fjalim mbi Gjendjen e Unionit.
"Pa Evropën, Greqia aktualisht nuk do të ishte e aftë të paguante dhe të mbijetonte ekonomikisht dhe të gjitha vendet në vështirësi do të përballeshin me vështirësi akoma edhe më të mëdha'', theksoi ai.
"Evropa është viktimë e problemeve të krijuara nga qeveritë kombëtare të vendeve të unionit'', theksoi kreu i Komisionit Evropian.