15 Janar 2025

Greqia optimiste rreth dhënies së këstit të radhës nga ndërkombëtarët

Athinë, 17 tetor - Kryeministri grek, Andonis Samaras është shprehur optimist rreth dhënies së këstit të radhës së ndihmës nga ana e ndërkombëtarëve për Greqinë.

“Greqia do të ketë shumë shpejt këstin e radhës për të paguar borxhet e saj, për të rikapitalizuar bankat dhe për të rikthyer qarkullimin e parave në treg”, ka thënë Samaras.

Deklaratën në fjalë kreu i qeverisë helene e ka bërë mbrëmjen e së hënës në kongresin e organizuar nga “International Herald Tribune” në Athinë.

“Atëherë do të marrë fund frika e kthimit te dhrahmia. Për herë të parë në Greqi ekziston një konsensus i fortë popullor që mbështet reformat strukturale”, ka shtuar kryeministri.

Ai ka shtuar se qeveria e tij po përballet me një sfidë të madhe dhe po aplikon të gjitha masat për përmirësimin e konkurrencës, “pasi Greqia është një vend i pasur që nuk ka vlerësuar kurrë pasurinë e saj”. 

Kësti i radhës kap vlerën e 31.5 miliardë eurove, një shumë kjo jetike që Athina zyrtare të vërë nën kontroll borxhin publik të saj që ka shkuar përtej çdo parashikimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)