Greqia nuk pritet të dalë nga eurozona
Qeveria aktuale e kryeministrit Tsipras, që përballet me rrezikun e madh që të mos gjejë më asnjë lek në arkat e shtetit deri në mesin e prillit, po bën përpjekje për të gjetur burime financiare me partnerët e saj evropianë, të cilët nga ana e tyre i kanë dhënë në orët e fundit pesë ditë afat për të dorëzuar planin e reformave që ajo u ka premtuar atyre se do të zbatojë në këmbim të ndihmës financiare.
Me gjithë motin e keq, mijëra grekë kanë mbushur këtë të mërkurë rrugët kryesore të Athinës, rreth sheshit të Parlamentit, për të ndjekur paradën me rastin e festës kombëtare të 25 Marsit, Ditës së Pavarësisë.
Ka qenë hera e parë pas disa vitesh që kjo festë është zhvilluar në të gjitha qytetet e vendit, pa barrierat e hekurta dhe masat e rrepta të policisë, ndërsa disa herë ishte ndaluar nga qeveria e mëparshme Samaras, nga frika e zhvillimit të protestave të qytetarëve ndaj masave të rrepta të kursimit.