08 Nëntor 2024

Greqia nuk mund t’i zbatojë reformat e kërkuara nga FMN

Athinë, 17 shtator - Greqia do t’u thotë kreditorëve të saj se nuk mund t’i zbatojë reformat në tregun e punës, të kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ta përkrahë marrëveshjen e tretë shpëtimtare të vendit.

Këtë e njoftoi Ministri i Punës i Greqisë Georgios Katrugalos në një intervistë për Rojtersin. Qeveria e majtë e vendit e shqyrton kërkesën e FMN-së si shkelje e së drejtës së punëtorëve për të zhvilluar bisedime kolektivisht për pagat dhe kushtet e punës. Një mossukses eventual i Greqisë të merret vesh me FMN-në për këtë çështje mund të kërcënojë financimin e vendit në kuadrin e marrëveshjes së kredisë me vlerë 86 mlrd euro dhe të prishë besimin në marrëveshje në përgjithësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)