15 Janar 2025

Greqia nuk mund ta arrijë objektivin për reduktimin e borxhit

Athinë, 27 tetor - Kreditorët e Greqisë nuk kanë besim se Greqia mund t’i arrijë objektivat e premtuar, në kohën e parashikuar.

“Greqia nuk mund ta arrijë objektivin për reduktimin e borxhit në 120% të PBB-së për vitin 2020”, thuhet në një raport paraprak të FMN, i cili shton se Athinës do t’i duhet të bëjë më shumë reforma.

Sipas Reuters, raporti i FMN është paraqitur në Grupin Punues të Eurogrupit.

\"Greqia është jashtë udhe dhe nuk ka asnjë mundësi të reduktojë borxhin e saj në 120% të PBB-së deri në vitin 2020, siç është planifikuar. Më shumë gjasa borxhi do të shkojë deri në 136%\", tha një zyrtar i eurozonës për Reuters.

\"Duhet të merren masa të reja përveç 89 masave ekzistuese\", tha zyrtari, duke iu referuar listës së reformave për të cilat është rënë dakort dhe do të zbatohen para se eurozona dhe FMN të paguajnë ndonjë këst të kredisë emergjente për Greqinë.

Përfaqësuesit e FMN, KE dhe BQE janë duke u përpjekur për të llogaritur shumën që i duhet Greqisë, nëse asaj i jepen 2 vjet shtesë për të arritur një suficit primar prej 4.5%.

Sipas Reuters, 2 vite shtesë do t\'i japin frymëmarrje ekonomisë greke dhe do të lejojnë rritjen e shpejtë, që Greqia të jetë në gjendje për ta bërë borxhin e saj të qëndrueshëm.

\"Nevoja shtesë për financim për Greqinë është vlerësuar tani në rreth 30 mld euro\" tha zyrtari i eurozonës, pas takimit të Grupit Punues të Eurogrupit.

Ndërkohë në Greqi ka filluar numërimi mbrapsht për arritjen e konsensusit mes partnerëve në koalicion mbi paketën e masave dhe miratimin e saj nga Parlamenti.

Qeveria greke shpreson që Kuvelis të ndryshojë qëndrim, për të mos vënë në rrezik lëvrimin e këstit të ndihmës dhe qëndrimin e vendit në eurozonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)