Greqia nuk ka mundësi të shlyejë borxhet e saj financiare
Bruksel, 18 qershor - Ka pak shanse që ministrat e financave të vendeve të Eurozonës të arrijnë një marrëveshje mbi Greqinë të enjten, tha të mërkurën ministri holandez i financave dhe president i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, gjatë një debati në Parlamentin e Holandës.
Më 30 qershor mbaron afati i zgjatur i ndihmave të dyta urgjente ndaj Greqisë, datë kur Athina duhet t\'i shlyejë edhe 1.5 miliardë euro këste Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Pa një marrëveshje mbi borxhet, Greqia nuk ka mundësi të shlyejë detyrimet e saj financiare.
Qeveria greke ka zhvilluar bisedime disa muaj me radhë me liderët e Eurozonës, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por deri tani pa ndonjë rezultat.