Greqia nuk ka mundësi për kursimin e 11,5 miliardë dollarëve
Athinë, 19 korrik - Greqia nuk ka pothuajse asnjë mundësi për të arritur kursimin e 11,5 miliardë dollarëve në dy vjet, ashtu si kërkojnë kreditorët, BE dhe FMN, deklaroi lideri i PASOK, një prej tre partive anëtare të koalicionit në pushtet.
"Është shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur për të mbledhur 11,5 miliardë euro në sajë të kursimeve buxhetore në vitin 2013 dhe 2014'', theksoi për radion ''Vima FM'', Evangelos Venizelos, i cili drejton partinë socialiste PASOK.
"Kjo vështirësi ka qenë gjithmonë e pranishme, por sot ajo është rënduar nga parashikimet e recesionit'', shtoi ai.
Sipas qeverisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë mund të ulet me 6,7 për qind nga 4,5 për qind që ishte njoftuar, veçanërisht për shkak të uljes së shpenzimeve dhe shkurtimeve në masë nga puna.