Greqia nuk i paguan borxhin FMN-së
Athinë, 1 korrik - Greqia ka rënë në krizë të thellë financiare, pasi programi i ndihmës, në të cilin është mbështetur për pesë vjet, ka skaduar mesnatën e 30 qershorit.
Greqia po ashtu nuk ka arritur ti shlyejë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh.
Rrjedhimisht, Greqia është bërë vendi i parë i zhvilluar që dështon ti paguajë këstet FMN-së.
Vendi i fundit që ka dështuar ka qenë Zimbabve më 2001.
Ministrat e Financave të Eurozonës nuk kanë pranuar kërkesën e Greqisë për ti zgjatur afatin e paketës së ndihmës.
Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar reforma nga Greqia, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës.
Dështimi për të paguar borxhet mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona.