Greqia nuk do të paguajë borxhet
Athinë, 27 janar - Borxhi grek mendohet se kap vlerën e 330 miliardë eurosh, ose 175% e Produktit të Brendshëm Bruto.
Qeveria e re e Aleksis Tsipras ka ardhur në pushtet pikërisht me premtimin se ky borxh duhet rinegociuar, përkundër këmbënguljes së Bashkimit Europian se asnjë qeveri nuk mund të mos i përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara më parë.
Por i kujt është ky borxh dhe cilët janë kreditorët e Greqisë që presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë në muajt dhe vitet e ardhshme?72% e borxhit grek është në duart e institucioneve publike: 60% të parave i ka ofruar Fondi për Stabilitetin Europian, ndërsa 12% Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Banka Qendrore europiane zotëron 8% të borxhit, ndërsa 15% janë hua të marra nga bankat e nivelit të dytë, ku vetëm 4% janë borxhe afatshkurtra.
Duke i ndarë kreditorët e Greqisë në shtete, Gjermania mban vendin e parë me 60 miliardë euro, e ndjekur nga Franca me 46 miliardë dhe Italia me 40 miliardë.
Ndërkohë, komisionieri europian për ekonominë, Gynter Otinger, e bëri të qartë se rinegociimi i borxhit publik grek do të dërgonte mesazhin e gabuar në vendet e tjera të eurozonës që janë në vështirësi financiare.
Nëse prekim borxhin e Greqisë, atëherë do të jepnim sinjalin e gabuar ndaj Portugalisë, Irlandës, Qipros apo Spanjës. I takon qeverisë greke të vendosë çfarë do të bëjë, por për ne është e qartë që nuk do të ketë ofertë të përmirësuar, ka thënë në fjalimin e parë të mbajtur pas shpalljes së rezultatit, Tsipras i cili u zotua që trojka nuk do të kishte më vend në Greqi, duke lënë të kuptohet se bisedimet në muajt e ardhshëm do të jenë të ashpra.