Greqia nuk do të marr asnjë euro nëse nuk plotëson kushtet
Berlin, 26 shkurt - Ministrat e Financave të zonës euro i dhanë dritën e gjelbër zgjatjes prej katër muajsh të programit të ndihmës për Greqinë.
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble theksoi se asnjë euro ndihmë nuk do të jepet për Greqinë nëse ajo nuk do të përmbushë të gjitha angazhimet e parashikuara me partnerët evropianë në kuadër të programit të ndihmës.
Asnjë euro nuk do të jepet para se Greqia të ketë përmbushur angazhimet e saj, premtoi ministri në një intervistë për radion rajonale publike SWR.
Nëse ata përmbushin të gjitha angazhimet e tyre, atëherë ata do të mund të marrin pjesën e mbetur të ndihmës financiare, theksoi ai duke shtuar se nëse ata nuk i përmbushin angazhimet nuk do të marrin ndihmë.
Pyetja që paraqitet tashmë është nëse mund të besojmë te angazhimet e qeverisë greke apo jo, theksoi ai duke përmendur dyshimet e shumta që shpreh Gjermania.
Ne, vendet e zonës euro, në asnjë rast nuk kemi rënë dakord për pagesa të mëtejshme, por i kemi dhënë më shumë kohë Greqisë për të zbatuar reformat për të cilat është angazhuar, nënvizoi Schauble.
Ministrat e Financave të zonës euro i dhanë dritën e gjelbër zgjatjes prej katër muajsh të programit të ndihmës për Greqinë. Në këmbim, qeveria e të majtës radikale e Aleksis Cipras u angazhua se do të luftonte kundër evazionit fiskal dhe do të riforconte mjetet për mbledhjen e taksave.
Ky vendim i eurogrupit nuk ka qenë i lehtë për tu marrë, nënvizoi ministri konservator, i cili mishëroi linjën e ashpër në Evropë.
Vendimi nuk ka qenë shumë i lehtë edhe për qeverinë greke sepse kjo e fundit i ka treguar popullit gjera krejtësisht të ndryshme gjatë fushatë zgjedhore, shtoi ai.
Deputetët e Bundestagut do të shprehen të premten për zgjatjen e programit të ndihmës ndërkohë që rezerva të shumta janë shfaqur në kampin konservator të kancelares gjermane, Angela Merkel.moral.