Greqia nesër duhet t'i paguaj FMN-së 300 milionë euro
Athinë, 4 qershor - Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se bisedimet në Burksel për krizën me borxhe të Greqisë kanë qenë konstriktive dhe se marrëveshja është në horizont.
Tsipras ka thënë se Athina do të arrijë të paguajë borxhin në afatin e paraparë, më 5 qershor.
Greqia duhet ti paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar 300 milionë euro deri të premten, në mënyrë që të marrë këstin e fundit prej 7.2 miliardë eurosh nga paketa e ndihmës ndërkombëtare.
Nëse dështon të arrijë marrëveshje me partnerët e saj, Greqia mund të dalë nga Eurozona.
BE këron reforma të ashpra nga Greqia, përfshirë shkurtimin e pensioneve, në këmbim të ndihmës financiare.
Bisedimet pritet të vazhdojnë sot.0.