Greqia në recension edhe për vitin 2012
Athinë, 20 mars - Recesioni në vitin 2012 duhet të përkeqësohet me një rënie të Produktit të Brendshëm Bruto, për të pestin vit radhazi, që vlerësohet në 4,5 për qind, paralajmëroi Banka e Greqisë në raportin vjetor të publikuar sot.
Sipas parashikimeve paraprake, rënia mesatare vjetore e Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2012 duhet të arrijnë 4,5 për qind, punësimi të ulet me tre për qind dhe përqindja e papunësisë mesatare vjetore të tejkalojë 19 për qind, thekson raporti vjetor i politikës monetare, duke bërë thirrje se në vitin 2011, PBB-ja kombëtar ra me 6,9 për qind.
Komisioni Evropian kishte njoftuar në shkurt të vitit 2012 për tu mbështetur mbi një recesion prej 4,4 për qind, FMN-ja parashikoi 4,8 për qind.