Greqia ndjek fshehësit e tatimeve edhe në Zvicër
Bernë, 15 korrik - Departamenti Federal i Financave ka vërtetuar për mediet zvicerane kontaktet e para me autoritetet greke për këtë qëllim.
Greqia është duke e intensifikuar luftimin e personave dhe firmave që i shmangen pagesës së tatimeve. Në këtë fushatë e sipër, ajo është duke zhvilluar bisedime edhe me Zvicrën, vend ku dyshohet të jenë deponuar para të atyre që u ikin tatimeve për shtetin grek.
Departamenti federal i financave ka vërtetuar për mediet zvicerane kontaktet e para me autoritetet greke për këtë qëllim. Ky departament parasheh edhe negociata për lidhjen e një marrëveshje me Greqinë për tatimet.
Kryeministri grek Papandreou në gazetën Financial Times Deutschlandka deklaruar se në Greqi janë rreth 14.000 persona të cilët, së bashku i kanë borxh prej 36 miliardë euro shtetit grek. Për këtë arsye, shteti do të angazhojë edhe detektivë privatë për të kapur ata që fshehin tatimet.