Greqia ndihmon me një miliard euro qytetarët e prekur nga kriza
Athinë, 15 nëntor - Kryeministri grek, Aleksis Cipras, deklaroi se një miliard euro do të shpërndahen në 3,4 milionë qytetarë të Greqisë, që janë prekur nga masat shtrënguese.
“Më e mirë është situata financiare, më shumë mbështetje do t’u jepet nevojtarëve”, theksoi Cipras në një komunikatë për median.
Ky është viti i dytë radhazi që qeveria greke ndihmon ata, që janë goditur më shumë nga kriza financiare, pensionistët, familjet më të varfëra dhe të papunët.
Ndihma në fjalë është e mundur, sepse Greqia arriti të realizojë suficitin e parë në vitin 2016 duke përjashtuar kthimin e borxhit, sipas marrëveshjes me kreditorët. /ATSH