Greqia miraton projekt-ligjin për rritjen e taksave
Athinë, 12 janar - Megjithëse ka patur debate të mëdha midis anëtarëve, parlamenti grek, Greqia ka miratuar projektiligjin e ri tatimor.
Një serë taksash jo të pëlqyera, të cilat synojnë në rritjen e të ardhurave në përputhje me angazhimet e Athinës ndaj kreditorëve ndërkombëtarë, janë miratuar pas mesnates në parlamentin helen.
Shumica e familjeve greke do të përfitojnë nga ky projekt-ligj, argumentoi në përmbledhjen e tij ministri i Financave Janis Sturnaras, duke vënë në dukje se ka një shpërndarje të drejtë te barrës tatimore dhe se ligji i ri i jep fund taksave të padrejta e të ardhurave nga burimet e shumta.
Ndërsa gjatë debatit që ka patur me partitë opozitare Sturnaras ka sulmuar partine e Siriza-s , duke e akuzuar atë për mungesë propozimesh dhe se ajo zbaton politikën e atyre që nuk interesohen për interesat e vendit.
Ju jeni, ajo çfarë quan populli ganksera kot. Sot po kundështoni Trojkën por ditën e hënë kreu i juaj do të shkojë për të dhënë kredencialet për Schäuble-n, kjo quhet Syriza me politikën e saj te brendshme dhe te jashtme tha Ministri i Financave.
Ndërkohë që shume anëtarë të partisë Demokracia e Re akuzuan Siriza-n se ajo perdori nje fjalor shume te ashpër ndaj qeverisë pa patur asnje propozim konkret për masat.
Masat, të miratuar gjatë natës, kanë futur një normë të lartë të re tatimore prej 42% për grekët që kanë të ardhura vjetore më shumë se 42.000 . Qeveria greke këmbëngul masat e reja janë të drejta , për të rritur të ardhurat deri në 2.3 bn euro këtë vit.
Greqia është mbajtur nga tre kreditë e mëdha të shpëtimit nga partnerët e saj në BE dhe FMN që nga maji 2010.
Ne nuk jemi në favor të taksave, tha zëvendës. ministri i financave Jorgos Mavraganis, por në situatën e tanishme, ne duhet ta çlirojmë vendin nga bllokimi i saj.
Shkurtime të thella të shpenzimeve dhe humbjet e vendeve të punës kanë shkaktuar trazira në rrugët e Greqisë përgjatë viteve të fundit.