Greqia miraton miratoi paketën e re ekonomike
Athinë, 1 mars - Parlamenti i Greqisë miratoi paketën e re me masa të ashpra ekonomike, ku përfshihet edhe ulja e rrogave.
Miratimi i kësaj pakete ishte një ndër kushtet e parashtruara për ndihmën e dytë të Bashkimit Evropian prej 130 miliardë eurosh.
Në votimin e bërë në parlamentin grek 80 deputetë votuan \"kundër\" paketës së kursimeve, ndërsa 220 të tjerë e përdorën votën e tyre në favor të saj.
Ministri i Financave të Greqisë, Evangelos Venizelos u shpreh me këto fjalë: \"Ulja e rrogës së dikujt është një situatë dramatike, por aktualisht jemi të detyruar të veprojmë kështu, pasi buxheti ynë vazhdon të ketë deficit dhe borxheve tona po u shtojmë borxhe të reja\".
Paketa e re parashikon 3 miliardë e 200 milionë dollarë kursime shtesë në buxhet.
Kryesisht kursimet do të sigurohen nga ulja e pensioneve dhe rrogave të administratës publike.
Në këtë vend parashikohet të ulen në nivelin 22 për qind pagat minimale, madje do të reduktohen edhe shpenzimet në fushën e arsimit, mbrojtjes dhe shëndetësisë.
Rreth 100 qytetarë të Athinës, mes të cilëve kishte efektiva të policisë dhe zjarrfikëses, gjatë votimit organizuan një protestë tek sheshi përpara parlamentit.
Kurse një grup protestuesish i vuri zjarrin flamurit gjerman të periudhës naziste.
Në Greqi fuqia blerëse po bie ndjeshëm, varfëria po rritet me shpejtësi dhe numri i bizneseve të mbyllura rezulton në dhjetëra-mijëra.
Mbi 20 për qind konsistojnë edhe shifrat e papunësisë.