Greqia miraton masa të reja shtrënguese
Athinë, 18 tetor - Ligjvënësit në Greqi miratuan sot një ligj, që e çon vendin më pranë sigurimit të një pakete të re ndihmash me vlerën e disa milarda dollarëve.
Parlamenti grek miratoi sot një paketë masash shtrënguese, ku përfishet edhe ulja e pensioneve.
Udhëheqësit europianë i kërkuan Greqisë të marrë masa shtrënguese, që lidhen me shkurtimin e shpenzimeve, si një kusht për ti dhënë ndihma të tjera vendit.
Paketa e re ndihmave, që është e treta për Greqinë, ka vlerën e 98 miliardë dollarëve.