Greqia miraton buxhetin 2013
Athinë, 12 nëntor - Me gjithë protestat, Parlamenti grek ka miratuar në orët e para të ditës së sotme buxhetin për vitin 2013.
Miratimi i tij ka qenë kyç për Greqinë që të sigurojë këstin e ardhshëm të ndihmës ndërkombëtare.
Buxheti parasheh shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe rritje të taksave, andaj dhe ka shkaktuar protesta masive në vend.
Një sondazh i publikuar të dielën, ka treguar se mbi 85 për qind e grekëve ballafaqohen me vështirësi financiare.
Greqia po përballet me krizë të rëndë të borxheve dhe varet nga ndihma e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të shpëtuar nga falimentimi.
Institucionet kanë kushtëzuar Athinën me masa të ashpra kursimi, si kusht për marrjen e kredive.
Ministrat e Financave të Eurozonës do të mblidhen sot në Bruksel, me Greqinë në krye të agjendës.