Greqia merr 9.2 miliardë euro nga Eurogrupi
Bruksel, 23 janar - Samiti i parë i Eurogrupit për këtë vit ka marrë vendim vetëm brenda dhjetë minutash për të aprovuar këstin e radhës për ndihmën financiare të Greqisë.
Keshtu Athina levron edhe 9.2 miliardë te tjera, pasi ka marre ne dhjetorin e kaluar 34,4 miliardë euro nga Fondi Europian i Stabilitetit Financiar dhe 3.2 miliardë euro para disa ditësh nga FMN-ja.
Prej kesaj shume, siç eshte bere e njohur nga programi i reformave, 7.2 miliardë do te shkojne per rikapitalizimin e bankave greke dhe 2 miliardë te tjera per nevojat e buxhetit shteteror.
Sipas Jean Clode Juncker, qe drejtoi per here te fundit samitin pas tete vitesh ne krye te ministrave te Financave te zones se euros, duke i lene vendin presidentit te ri te Eurogrupit hollandezit Jeroen Dijsselbloem, progresi i Athines eshte i kenaqshem pasi jane plotesuar te gjitha kerkesat e kreditoreve ne kete faze.
Oret e fundit, ne fillim kreu i FMN-së Christine Legarde dhe me pas Paul Tomsen, ekspert i trojkes per Greqine kane pranuar seriozitetin e Athines ne zbatimin e programit, por njekohesisht edhe faktin sepasojat e masave te ashpra te kursimit nuk janë vlerësuar si duhet.
Sipas tyre situata në Greqi është ende shumë e vështirë, balancat sociale dhe politike janë të brishta, borxhi është shumë i lartë dhe konkurrencae ekonomisë teper e dobet.
Eshte hera e pare qe ekspertet e FMN pranojne se reformat dhe reduktimet e pagave dhe te pensioneve e kane cuar vendin ne nje rreth vicioz,ku ekonomia vazhdon te tkurret ende per te pestin vit rrjesht,por shprehen optimiste se ne se zbatohen edhe angazhimet e tjera, suksesi do te jete i dukshem.
Analistet vendas te ekonomise theksojne se megjithese brenda nje muaji Greqia ka marre me shume se 46 miliard euro ,nuk ka asnje shenje per riperteritjen e ekonomise pasi shumica e parave kane shkuar per rimekembjen e sistemit bankar.
Nderkohe mijera biznese mbyllen cdo dite,nuk eshte bere ende asnje investim, ndersa ne muajin e fundit papunesia eshte rritur me 9.1% ne krahasim me dhjetorin e nje viti me pare.