07 Nëntor 2024

Greqia merr 8.5 miliardë euro nga BE

Bruksel, 16 qershor - Ministrat e Financave të Eurozonës, kanë dhënë dritën e gjelbert në samitin e të enjtes, në Bruksel, për të zhbllokuar këstin e radhës prej 8.5 miliardë euro, për Greqinë, pas vleresimit pozitiv për  programin e saj.

Por Athina nuk ka marrë diçka konkrete për çështjen e lehtësimit të borxhit, përveç se premtimit se masat për lehtësimin e tij, do të jetësohen në mbarim të porgramit të ndihmës, në vitin 2018, me kusht suksesin e zbatimit të reformave.

\"Takimi ynë ka pasur në epiqendër Greqinë dhe ishte  vendimtar për programin, ndaj unë ndjehem I  kënaqur të njoftoj se ne kemi arritur një marrëveshje për të gjitha elementet dhe kushtëzimin e  strategjisë së borxhit, për të ecur përpara\", th Jeroen Djisselbloem, president i Eurogrupit.

Në bazë të marrëveshjes me kreditorët, Greqia do të duhet të ketë teprica primare të shkallës 3.5%, deri në vitin 2022, ndërsa për vitet 2023-2060, kjo tepricë duhet të jetë nga 2% e lart.

Shefja e FMN Christine Legarde ka sqaruar se FMN do të marrë pjesë në programin grek vitin tjetër, kur reformat të kenë sjellë një rezultat akoma më të mirë dhe të sqarohen më shumë hollësitë për procedurën e lehtësimit të borxhit grek.

Gjithashtu, Eurogroupi ka njoftuar se ka zgjatur kohën e pagesës së borxheve të Greqisë, ndaj Mekanizmit Financiar të Stabilitetit Europian, nga 0 deri në 15 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)