04 Maj 2024

Greqia merr 390 milionë euro

Athinë , 16 shkurt - Greqia ka marrë 390 milionë euro në tre muaj me një taksë interesi prej 3.85 për qind, më e ulët krahasuar me emetimin e obligacioneve të 18 janarit.

Emetimi është nënshkruar më shumë se pesë herë, me një kërkesë totale prej 1.525 miliardë euro për një ofertë fillestare prej 300 milionësh.

Më 8 shkurt vendi kishte mbledhur 390 milionë euro në formë obligacionesh në tre muaj, me një normë interesi prej 4.64 për qind kundrejt 4.90% që ishte në operacionin e mëparshëm.

Javën e kaluar trojka BE-FMN-BQE akordoi ndihmën e radhës për shtetin helen, të cilin gjithësesi e ironizoi duke i sugjeruar që të shesë pjesë të territorit për të mbledhur lekët e borxhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)