Greqia merr 25 miliardë euro nga Fondi Evropian për Stabilitet Financiar
Athinë, 22 prill - Greqia mori dje këstin e parë prej 25 miliardë euro nga Fondi Evropian për Stabilitet Financiar (FESF) për rikapitalizimin e bankave të saj, njoftuan burime të ndryshme greke.
Në kuadër të pakos së dytë për shpëtimin financiar për Greqinë nga BE-ja dhe FMN-ja, me vlerë 130 miliardë euro, planifikohet që fondit grek për stabilitet financiar ti transferohen deri 48,8 miliardë euro në formën e obligacioneve nga FESF-i.
Rritja e aktiveve të institucioneve financiare është me rëndësi vendimtare për sistemin bankar grek, që duhet të mbulojë humbjet prej miliarda euro për shkak të pjesëmarrjes në programin për shlyerjen e borxhit grek dhe për shkak të kredive të këqija.