19 Maj 2024

Greqia me rekorde te reja të papunësisë

Athinë, 8 qershor - Përqindja e papunësisë në Greqi ka vazhduar rritjen edhe në muajin mars duke arritur në 21,9 për qind nga 21,4 për qind në muajin shkurt, ndërkohë që të rinjtë janë më të prekurit, njoftoi sot Autoriteti i grek i Statistikave.

Greqia numëron 1 075 081 milionë të papunë në muajin mars kundër 1 070 724 milionë në muajin shkurt.

Papunësia tek të rinjtë të moshës 15 deri 24 vjeç është rritur me 52,8 për qind në muajin mars 2012 kundër 53,8 për qind në muajin shkurt.

Papunësia është dyfishuar që prej vitit 2010, vit i shpërthimit të krizës së borxhit në Greqi që po kalon aktualisht vitin e pestë në recesion dhe i është nënshtruar një sërë masash shtrënguese në këmbim të kredive ndërkombëtare për t\'i shpëtuar falimentimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)