15 Maj 2024

Greqia, me papunësinë më të lartë në Europë

Athinë, 4 maj - Rritjen më të lartë të nivelit të papunësisë në Bashkimin Europian (BE) ka shënuar Greqia brenda një viti (nga 14,7 për qind në janar 2011, në 21,7 për qind në janar 2012), sipas shërbimit statistikor europian, Eurostat.

Shënohet se për Greqinë Eurostat disponon të dhëna deri në janar 2012.

Nga marsi 2011 deri në mars 2012, rritja më e madhe e papunësisë brenda një viti u regjistrua në Spanjë (nga 20,8 për qind në 24,1 për qind) dhe në Qipro (nga 6,9 për qind në 10 për qind), informon AMNA

Gjithashtu, në mars 2012, të papunët në Europën e 27-shes arritën në 27,772 milionë dhe në Eurozonë, 17,365 milionë. Të njëjtin muaj, papunësia në “BE të 27” arriti në 10,2 për qind, kundrejt 9,4 për qind në mars 2011 dhe në eurozonë, 10,9 për qind, kundrejt 9,9 për qind një vit më parë.

Nivelet më të ulëta të papunësisë në mars u shënuan në Austri (4 për qind), në Holandë (5 për qind), në Luksemburg (5,2 për qind) dhe në Gjermani (5,6 për qind).

Ndërsa shifrat më të larta, në Spanjë (24,1 për qind), në Greqi (21,7 për qind në janar 2012) dhe në Portugali, 15,3 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)