Greqia me nivelin me të lartë të papunësisë në Eurozonë
Bruksel, 2 tetor - Papunësia në Greqi është rritur 7,2 për qind në periudhën qershor 2011 - qershor 2012, njoftoi të hënën EuroStat-i.
''Për këtë periudhë, papunësia është rritur nga 17,2 në 24,4 për qind'', shtoi organizmi evropian.
''Niveli më i madh i papunësisë është mes të rinjve në Greqi, që arrin 55,4 për qind'', theksoi ai.
Në Qipro, në periudhën e njëjtë shkalla e papunësisë është rritur rreth 10 për qind, nga tetë në 17,7 për qind.