Greqia kërkon ndihmë financiare nga Banka Botërore
Athinë, 6 nëntor - Projektbuxheti i Greqisë për vitin 2013 parashikon një recesion edhe më të thellë nga sa ishte paralajmëruar, me krizën e borxheve që pritet të vazhdojë të përkeqësohet.
Në parashikimet e reja zyrtare të publikuara të mërkurën, ekonomia pritet që të tkurret me 4,5% gjatë vitit të ardhshëm, nga 3,8% që ishte paralajmëruar më parë.
Në thellimin e krizës greke pritet që të ndikojnë edhe masat e ashpra shtrënguese që i janë imponuar qeverisë helene si kusht për vazhdimin e marrjes së kësteve të huasë prej 130 miliardë eurosh, të akorduar nga BE, FMN dhe BQE.
Aktualisht, borxhi publik i fqinjëve tanë jugorë kap vlerën e 189% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa reformat e ashpra pritet ta reduktojnë atë deri me 10% gjatë 2013-s.