18 Maj 2024

Greqia kërkon kohë shtesë për të arritur ekuilibrin buxhetor

Athinë, 18 gusht - Greqia dëshiron të zhvillojë bisedime me partnerët e saj gjerman dhe francez për një periudhë kohe shtesë për të arritur ekuilibrin buxhetor, por nuk do të paraqesë për momentin ndonjë kërkesë zyrtare lidhur me këtë çështje, bënë të ditur sot burime mediatike greke.

E përditshmja greke, \"Ta Nea\" theksoi se kryeministri, Adonis Samaras do të kërkonte një afat kohor me rastin e bisedimeve më 24 gusht në Berlin dhe më 25 në Paris, respektivisht me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me presidentin francez, François Hollande.

\"Samaras dëshiron të zhvillojë bisedime në nivel politik për të kërkuar një afat kohor prej dy vitesh, që do të shtynte deri në vitin 2016 kthimin e vendit në ekuilibër buxhetor, por nuk do të paraqesë kërkesë zyrtare\", theksoi e përditshmja greke, \"Ta Nea\".

\"Kryeministri dëshiron gjithashtu t\'i sigurojë partnerët e tij lidhur me angazhimin e Greqisë për të përmbushur objektivat e rimëkëmbjes ekonomike, të vendosura për vendin në këmbim të një ndihme financiare\", shtoi e përditshmja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)